Aston Villa raportohet se është duke planifikuar të bëjë një ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Tomas Rosicky.
Daily Mail shkruan se Rosicky është në maje të listës së dëshirave të trajnerit të ri Gerard Houllier për afatin kalimtar të janarit.
Rosicky, 30-vjeçar, ishte cak i Houllier te Liverpooli dhe mund të ndjekë hapat e ish-bashkëlojtarit të tij Robert Pires për t´u transferuar në Villa Park, pasi agjenti i tij ishte parë në fushën stërvitore të Aston Villa gjatë kësaj jave.
Mesfushori çek mësohet se është i pakënaqur me kohën që ai pranon te Arsenali. që nga arritja nga Borussia Dortmund katër vite më parë, ai është përballur me lëndime dhe ka luajtur për 90 minuta vetëm 23 herë.