Makinat fluturuese që kemi parë në filmat fantastiko-shkencorë, tashmë do bëhen realitet. Ju mund të shkoni herët në shtëpi duke fluturuar me makinën tuaj në vend të pritjes me orë të tëra në mesin e një trafiku të rënduar.
Sipas “HowStuffWorks” NASA ka përgatitur një program kërkimor në lidhje me avionët të cilët mund të përdoren nga njerëzit, të lehtë në përdorim dhe të përballueshëm nga ana ekonomike.
Duke nënvizuar faktin se punojnë me makinat me përdorim të dyfishtë të disa kompanive specialistët, pohohet se këta makina kanë mbetur të palëvizshme me vite të tëra dhe nuk kanë arritur suksesin financiar.
Por risitë në projektim, materialet e lehta, ndihma e fluturimit elektronik dhe rregullat e qeverisë së re i hapën rrugë fluturimit të këtyre automjeteve.
Ja pesë prototipet dhe detajet e pesë makinave të para fluturuese
1. Icon A5: një mjet i cili mund të ecë edhe në tokë edhe në ajër. Ju mund ta mendoni atë si një mjet të zi fluturues. Avioni i shpikur nga shpikësi amerikan, Kirk Hawkins, mund edhe të fluturojë edhe të qëndrojë mbi ujë si një skaf. Mund të ngrihet nga toka për t’u ulur përsëri në ujë ose krejt e kundërta mund të ngrihet nga uji dhe të ulet në tokë. Dhe krahas kësaj mund të mbahet në garazhin e makinës fluturuese me krahë të palosur. Shpejtësia e mjetit A5 arrin në 193 km/orë. Avioni në madhësinë e dy makinave, me një gjatësi 6,7 m dhe peshë prej 650 kg është më i lehtë se një makinë. Çmimi i avionit shitjet e të cilit do të fillojnë në vjeshtën e vitit 2011 është 140 mijë dollarë.
2. Projekti FSC-1 mbi të cilin themeluesi i LaBiche Aerospace, Mitchell LaBiche ka punuar që nga viti 1980, është makina e parë fluturuese e cila me anë të një butoni realizon shndërrimin e makinës në avion. Problemi më i madh i mjetit i cili pasi mbyll krahët merr trajtën e një makine të zakonshme është se kërkon edhe patentë shoferi edhe patentë piloti. Makina me një motor dhe pesë ndenjëse në tokë mund të ecë me 290km/orë ndërsa në ajër me 483km/orë. Çmimi i kësaj makine mendohet të jetë afërsisht 175 mijë dollarë.
3. DARPA ( Agjencia e projekteve kërkimore të avancuara e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA) Project Transformer (TX): duke pohuar se makina nuk zotëron një projektim të pëlqyer, drejtuesit e DARPA-s po projektojnë një makinë me krahë mbartës të cilët lejojnë ngritjet dhe zbritjet e menjëhershme dhe motorë të fuqishëm. Krahas kësaj makina e planifikuar për 4 persona mund të fluturojë. Do të bëhet edhe një strukturim i shpejtë në mes modeleve të fluturimit dhe tokës në mjetin i cili mund të niset si një SUV. Do të plotësojë me sukses ngritjet dhe zbritjet vertikale. Dhe do të ketë shpejtësinë e avionëve të lehtë.
4. Parajet Skycar: mjeti “Ram-Air Wing”, i cili mund të ecë edhe në tokë edhe në ajër, pritet të dalë në treg nga fundi i vitit 2010. Skycar mund të ngrihet në një lartësi 3 mijë metra dhe të ecë me një shpejtësi 160km/orë, në të njëjtën kohë mund të ngrihet nga një distance 200m. Makina në të cilin gjendet dhe një parashute për rastet urgjente, në tokë mund të ecë me një shpejtësi 225km/orë. Pasi ka kaluar me sukses testin dhe ka përshkuar 13 mijë km rrugë, Skycar ka kaluar nga Afrika në Angli pa asnjë problem dhe është projektuar në përshtatje me të gjitha llojet e sipërfaqeve.
5. The Terrafugia Transition: mjeti i njohur si "The Terrafugia Transition" është makina e parë fluturuese e cila punon me benzine dhe mund të ngrihet nga një rrugë normale. Me krahë të palosur “Terrafugia” mund të përdoret si një makinë normale sipas dëshirës. Mund të parkohet lehtë në garazhin e shtëpisë. Duke ecur në rrugë normale vihet në pozicionin e fluturimit me anë të një butoni të vetëm. Kur makina arrin shpejtësinë 82 km/orë mund të ngrihet lart. Phil Meteer, një pilot i vjetër lufte testoi në mënyrë të suksesshme makinën fluturuese në muajin maj. Makina fluturuese e cila në fluturim arrin shpejtësinë 185 km/orë mund të përshkojë 750 km rrugë me një depo benzinë. E projektuar për dy persona “Terrafugia” mund të mbajë deri në 200 kg peshë në bagazh. Në mjetin e pajisur me të gjitha strukturat e sigurisë gjenden pajisjet më të fundit teknologjike të nevojshme për fluturim, dy parashuta dhe një pilot automatik në rastet e kushteve jo të mira klimaterike. Por për ta përdorur këtë makinë duhet të jesh i pajisur me dy patenta , atë të shoferit dhe të pilotit. Makina e cila përshkon 100km rrugë me 10 l benzinë kushton 194 mijë dollarë.