Kompjuterët e përdorur vite më pare ishin goxha të mëdhenj dhe punonin ngadalë, ndërsa sot nuk mund të arrijmë shpejtësinë e tyre. Megjithëse kompjuterët kanë ndryshuar, interface sapo ka filluar të ndryshojë.
Cilat janë këta risi? Si do të komunikojmë me kompjuterët në të ardhmen?
“HowStuffWorks” bën tw ditur se prej më shumë se gjysmë shekulli jemi të rrethuar nga kompjuter]ët. Por shumica e njerëzve nuk e ka ndryshuar mënyrën e komunikimit me ta.
Tastierat që përdorim sot janë një formë e zhvilluar e makinave të shkrimit të përdorura 150 vjet më pare. Pas vitit 1968 Douglas Carl Engelbert shpiku pajisjen që mori emrin “mouse”.
Edhe pse kompjuterët mund të jenë më të fuqishëm se 50 vite më pare, pjesa bazë e interface nuk ka ndryshuar. Ditët e sotme po shohim shumë ndryshime më tërheqëse në konfiguracionin e mousit dhe tastierës . Telefonat e zgjuar dhe kompjuterët tabletë nxorën në pah teknologjinë e ekranit me prekje. Kështu filluan të prodhohen telefona dhe kompjuterë më të vegjël.
Ekranet me prekje sollën teknika të reja për navigacionin kompjuterik. Më parë ekranet me prekje përcaktonin një pikë të vetme dhe nuk mund të ndiqnin lëvizjen tone nëse figura prekej disa herë. Por sot mund të gjeni ekrane me veçorinë multi-prekje në shumë kompjutera. Inxhinierët përdorën avantazhet e kësaj teknologjie për të zhvilluar navigacionin me lëvizje. Përdoruesit do të mund të realizojnë komandime të caktuara me ndihmën e mimikës apo lëvizjeve. Telefonat e pajisur me ekrane multi-prekje si iPhone i prodhuar nga Apple, ju lejojnë të bëni zoom mbi fotografi dhe ta zhvendosni atë duke përdorur të dy gishtat . Me anë të pickimit ju mund të bëni zoom out.
Projektori interaktiv Khronos i realizuar nga Universiteti Tokio bashkon interface me prekje me metoda të reja. Sistemi përbëhet nga kamera e vendosur mbrapa ekranit elastik dhe projektori. Ndërkohë që kamera zbulon ndryshimet në tensionin e ekranit projektori pasqyron imazhet. Me ndihmën e kësaj praktike e cila mundëson shndërrimin e të dhënave dy dimensionale në një prove të vetme, bëhet e mundur prekja dhe deformimi i ekranit nga ana e përdoruesit dhe shfaqjes para ose mbrapa të imazheve.
Tani për tani mund të komunikojmë me kompjuterin me ndihmën e teknologjisë me prekje ndërsa në të ardhmen duket i pashmangshëm komunikimi me anë të fuqisë sonë të mendimit. Kanë filluar punimet për ta realizuar këtë.