Pesë teknologjitë që do të prodhohen gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të ndryshojnë krejtësisht jetën tonë.
Akademikët e Universitetit “George Washington” na japin disa të dhëna rreth tyre.
1- Kura gjenetike dhe qelizat bazë
Sëmundjet gjenetike trashëgohen nga një brez në tjetrin me anë të geneve. Shkencëtarët kanë shënuar arritje të mëdha përsa i përket ndryshimit dhe pastrimit të këtyre geneve. Ndoshta një ditë do të mund të përcaktohet sëmundja pa lindur fëmija dhe të kurohet që në barkun e nënës.
2- Internet shumë i shpejtë dhe pa kabllo
Rrjetet WiMAX, 3G, 4G të internetit jokabllor do të jenë pjesë e pandarë e jetës sonë. Mund të komunikojmë me të gjithë aparaturat dhe pajisjet që na rrethojnë. Madje këta aparatura do të flasin me njëra-tjetrën duke na lehtësuar jetën.
3- Aparatura presuese Desktop 3-D
Me zhvillimin e aparaturave presuese 3 dimensionale do të përshpejtohen shumë veçanërisht punimet projektuese. Në këtë mënyrë objektet e projektuara do të mund të preken dhe të shihen ashtu siç do klienti dhe do të shiten më shpejt. Por, sigurisht nuk duhet të harrojmë që mund të ketë dhe përjashtime në aparatura.
4- Klonimi për kurim
Kur themi klonim harroni të gjithë skenat që ju vijnë ndër mend nga pjesa e dytë e filmit “Lufta e Yjeve”. Klonimi që përdoret për t’u kuruar mund të përkufizohet si prodhimi i një organi rezervë mbas transplantit të të cilit risku i refuzimit nga trupi është ulur në zero. Kjo teknologji mund të përdoret për të rinovuar organet e dëmtuara apo ato të prekura nga kanceri.
5- Informacioni i lokalizuar
Mendoni sikur keni fotografuar një vend të caktuar me anë të celularit tuaj dhe këtë fotografi ia keni dërguar një adrese në internet. Ja, në ekranin e telefonit shfaqen të gjitha të dhënat në lidhje me vendin ku ndodheni. Emri i vendit, historiku, hoteli më i afërt, lokali me prestigjioz, dyqanet, vendi i zbritjeve surprizë të firmës suaj të preferuar ... çfarë t’ju vijë në mendje. Përveç kësaj këto të dhëna do të rinovohen sa më shumë që të ecni ju.
Ose nëse keni humbur rrugën në majë të malit fotografoni çesmen që ndodhet në anë të rrugës dhe në ekranin tuaj do të paraqitet harta e rrugës ku do të shkoni. Si ju duket, vetëm mendimi është shumë zbavitës, apo jo?
Tani për tani mund të themi se nuk është e mundur diçka e tillë por sipas parashikimeve të akademikëve brenda dhjetë viteve të ardhshme këta zhvillime do bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme.