Sa modele Mini mund të krijohen në të njëjtën platformë? Shumë qe besa! Pas versionit kompakt, kabriolet, kupe e speedster si dhe karavanit Clubman e crossoverit Countryman, nga Oksfordi na vjen edhe një propozim - Paceman.
Mini Paceman në fakt është variacion në temën e Countryman të cilit i mungojnë një palë dyer dhe i cili ka kupe të zgjatur të kulmit sikur tek versioni kupe. Në thelb, Paceman për versionin Countryman është njëjtë siç është X5 për BMW X6 SUV në kompaninë amë.
Mini lavdërohet se me Paceman do të fillojë një trend të ri automobilistik të cilin britanikët e quajnë “Sports Activity Coupe” apo shkurt SAC
Automjetin e vë në lëvizje motori katër-cilindërsh me benzinë prej 1.6-litrash dhe 211 kuaj fuqi nga Cooper JCW, e fuqia në të katër boshtet transmetohet me anë të sistemit integral ALL4 i cili përdoret edhe Countryman.
Premiera zyrtare është paralajmëruar për panairin e Detroitit gjatë muajit të ardhshëm, e tani për tani nuk dihet se kur do të mund ta shihnim këtë Mini në shitje