ishforum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


WwW.IShqip-Forum.Net
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

  Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
dj calii
Admin
Admin
dj calii


Posts : 94
Reputation : 0
Join date : 18/08/2010
Age : 32

 Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur Empty
MesazhTitulli: Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur    Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur Icon_minitimeWed Dec 22, 2010 4:26 pm

 Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur Ra4-protoplanetary-disk


Astronomë amerikanë dhe kanadezë kanë zbuluar planetin më të vjetër i cili rrotullohet rreth dy yjeve në konstelacionin e Akrepit. Ai është tepër i ndryshëm nga Toka dhe planetët e tjerë që sillen rreth Diellit dhe kjo mund të jetë shenjë se kemi të bëjmë me një kategori të panjohur më parë planetesh në atë rajon të kozmosit. Toka dhe Sistemi Diellor janë relativisht të rinj, vetëm 4 miliard e gjysëm vjet, krahasuar me rreth 14 miliardë vjet të moshës së universit. Mirëpo astronomët kanë zbuluar një planet gati po aq të vjetër sa kozmosi. Studiuesi nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, Steinn Sigurdsson, thotë se planeti është 13 miliard vjeç dhe është formuar kur universi ndodhej ende në fazat e hershme.

“Mendoj se planeti që kemi zbuluar, është mostër e brezit të parë të planeteve të universit, të krijuara në galaksinë tonë shumë, shumë më herët se të krijohej Dielli”, thotë astronomi.

Planeti është gjigand si Jupiteri, megjithatë 2 herë e gjysëm më i madh dhe ndodhet 5 mijë e 600 vjet-dritë larg, si dhe në një distancë të madhe nga yjet rreth të cilëve rrotullohet: për një rrotullim atij i duhen rreth 100 vjet tokësorë.Planeti nuk duket nga Toka, por shkencëtarët e zbuluan jo drejtpërdrejtë, por duke vëzhguar njërin prej yjeve, rreth të cilëve rrotullohet, përmes një radio-teleskopi në Tokë dhe teleskopit orbital Hubble.

“Ky është një zbulim mahnitës”, thotë Alan Boss, ekspert në studimet mbi krijimin e planetëve.

Ai shton se mosha e 13 miliardë-vjeçare e planetit bën që ai të jetë unik ndërmjet rreth 100 të tillëve që janë zbuluar shumë më afër sistemit tonë djellor viteve të fundit.

“Është fjala me sa duket për yje jo më të vjetër se Dielli ynë, por në këtë rast, planeti mund të jetë krijuar, jo vetëm si një planet gjigand prej gazi, por edhe si i banueshëm, ku jeta mund të jetë zhvilluar e zhdukur para miliarda vjetësh, shumë kohë para se ne të bëheshim pjesë e kësaj galaksie”, thotë zoti Boss.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ishqip-forum.com
Bleron7
Anëtar i Muajit
Anëtar i Muajit
Bleron7


Posts : 78
Reputation : 0
Join date : 14/09/2010
Age : 28
Location : Buffalo , NY

 Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur    Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur Icon_minitimeThu Dec 23, 2010 8:19 am

WoW affraid
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gbweb02.gamebasics.nl
 
Zbulohet Planeti me i vjeter-Astronomet te mahnitur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ishforum :: Internet :: Dikutime te pergjithshme-
Kërce tek: