Ja metoda se si ti marrësh fotot e kontakteve tua në messenger (vetëm me windows live messenger) me madhësi origjinale.
1. Hape dritaren e ikonës My Computer.
2. Shko në menynë Tools dhe zgjidhe opsionin Folder options...
3. Tani në faqen View gjeje pjesën Hidden files and folders aty duhet ta vendosësh shenjën për konfirmim tek Show hidden files and folders pastaj zgjidhni Apply dhe OK.
4. Tani shkoni në diskun C dhe gjejeni Documents and Settings, pastaj emri i juaj i përdoruesit ( aty keni tre folderë ku njëri quhet All users, Default Users dhe i treti gjendet me emrin tuaj që ju duhet ta zgjidhni atë).
5. Pastaj zgjidhni Local Settings dhe Temp dhe opsioni i fundit është MessengerCache.
6. Tani do t'ju lajmërohen shumë skedarë të panjohur ku juve duhet që të klikoni dy herë mbi to dhe pasi të lajmërohet dialogu se cilin program dëshironi ta shfrytëzoni pë hapje të skedarit ju duhet ta zgjidhni Windows Picture and Fax Viewer.
Kjo është e tëra.
Përshëndetje