Prodhuesi më i madh në botë i softuerëve kompjuterik, kompania amerikane Microsoft, njoftoi se do të lejojë kompanitë që të përdorin versionet më të vjetra të sistemit të saj operativ, "Windows" - "WindowsXP" dhe "WindowsVista" – në kompjuterët e tyre personal deri në vitin 2014.
Siç kanë thënë mediat franceze, "Microsoft" ka vendosur që ta marrë këtë hap, për t’i ndihmuar kompanitë që të ruajnë homogjenitetin në vendet dhe grupet e tyre të punës.
Kështu, Microsoft do të sigurojë mbështetje teknike për "XP" deri në vitin 2014, për versionin "Vista" deri në në prill të vitit 2017, ndërsa mbështetja për versionin e tanishëm të "Windows7" do të zgjasë deri në vitin 2020.
Siç njoftoi "Microsoft", vendimi u mor me kërkesë të kompanisë duke e konfirmuar edhe një herë angazhimin e saj për "WindowsXP", programi i përdoruesit i cili ka nisur në gusht të vitit 2001