dj-benny Admin
Posts : 167 Reputation : 5 Join date : 18/08/2010
| Titulli: VW Passat kalon 2.464 km me një rezervuar Wed Oct 06, 2010 8:50 pm | |
| Volkswagen Passat BlueMotion ka vendosur rekord të ri Guinness, duke kaluar largësinë më të madhe rrugore me një rezervuar karburant.Passat BlueMotion ka kaluar 2.464 kilometra rrugë, sikur prej Londrës deri në Malaga, pa u ndalur për të shtuar karburant. Automjeti ka motor 1.6-litërsh common-rail me naftë dhe 105 kuaj fuqi, e nga Passati standard dallohet për karrocerinë e avancuar nga pikëpamja aerodinamike, lartësinë më të ulët nga toka dhe gomat me presion më të ulët të rrotullimit. Këtë Passat e ka vozitur gazetari i “Sunday Times” Gavin Conway dhe për rekordin e ri në Librin e Rekordeve Guinness ai ka shpenzuar saktësisht 77.25 litra karburant, respektivisht 3.1 litra në mesatare në njëqind kilometra të kaluara | |
|